Çfarë të bëni që të keni flokë të gjatë dhe të dendur! 0 635

Të gjithë duan të kenë flokë të gjatë, të dendur dhe të shëndetshëm. Nga përdorimi I maskave më të njohura për flokët te suplementet të gjithë jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë për të patur flokë sit ë Sofia Vergarës. Ja se çfarë duhet të bëjmë për të patur flokë të gjatë dhe të dendur.



Duhet të hamë shëndetshëm

Nëse doni të keni flokë të shëndetshëm dhe të dendur gjëja e parë që duhet të bëni është të keni një dietë që përmban shumë yndyrna të shëndetshme. Ndërsa gjenet përcaktojnë llojin e flokëve nëse janë të drejta apo kaçurrela, dieta luan rol në shprehjën e gjeneve tona. Konsumoni ushqime si salmon, avocado, fruta të thata, perime dhe fruta të cilat janë ushqyesit kryesorë për flokë të fortë.

Përdorni shampon dhe balsamin e duhur

Flokët nuk janë njësoj prandaj përdorni shampon e duhur për llojin e flokëve tuaj.

Filloni me skalpin

Skalpi përmabn disa bakterie shumë të nevojshme për lëkurën dhe rritjen e flokëve. Kur nuk përdorim mjaftueshëm shampoo ose përdorim kimikate të fortakjo çon në probleme me lëkurën. Mbajtja e një balance mes balsamit dhe vajit natyral të skalpit është shumë e rëndësishme.

Konsumoni vitaminat e duhura

Konsumimi I vitaminave bashkë me suplemente për flokët mund të bëjë një diferencë të madhe dhe janë të nevojshme për të patur flokë të shëndetshëm dhe të fortë.

Mos përdorni sende të nxehta si pjaster apo tharëse për të stiluar flokët tuaj

E dimë që është e vështirë ta lësh zakonin e përditshëm të shtrirjes së flokëve por nëse me të vërtetë dëshironi flokë të shëndetshëm atëherë thojini lamtumirë. Ama nëse e keni të vështirë të qëndroni larg stiluesit tuaj të preferuar të flokëve atëherë përdorni spraj kundër nxehtësisë në mënyrë që të mbroni flokët tuaj.

Burimi/Harper’s Baazar

Previous ArticleNext Article