Merr fund martesa e suksesshme! Aktori jonë i preferuar ndahet pas 20 vitesh

Ai është një ndër aktorët më të mirë në botë dhe më i preferuari në radhët e kinematografisë. Por duket se jeta e tij familjare nuk është në ditët e tij më të mira pasi sipas burimeve Robert De Niro është ndarë nga bashkëshortja, pas më shumë se 20 vitesh martesë.

Aktori 76-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 63 vjeçare Grace Hightower nuk jetojnë më bashkë. Çifti pritet të bëjnë vet publik lajmin e ndarjen në javët e ardhshme. Ylli i “The Raging Bull” u pa të parakalonte i vetëm dhe pa bashkëshorten e tij në krah në një event të hënën, duke shtuar edhe më dyshimet . De Niro dhe Hightower janë prindër të dy fëmijëve: Elliot 20 vjeç dhe vajza Helen 6 vjeçare.

Kjo në fakt nuk është ndarja e parë e dyshes, që u martuan bashkë në vitin 1997. Dy vite pas martesës së tyre, aktori paraqiti kërkesën për divorc, kërkesë e cila nuk u finalizua kurrë. Çifti përfundimisht u ribashkua, duke rinovuar betimet e tyre të martesës në vitin 2004.

Previous ArticleNext Article