Roberto Cavalli sulmon Chiara Ferragnin! “Kush kujton se je”, “S’ke ushqyer djalin me gji se kishe frikë të prishej gjoksit” 0 1578

Nuk ka paqe për blogeren italiane Chiara Ferragni, e cila vazhdon të jetë një ndër personazhet më të diskutuara të shoëbiz-it italian.



Vetëm pak orë më parë, Ferragni ka publikuar një fotografi në Instagram ku njoftonte ndjekësit e saj lidhur me një fushatë publicitare për një brand veshjesh intime. Ky postim i blogeres që ndiqet nga më shumë se 15 milionë ndjekës ka shkaktuar shumë polemika në Instagram, ku është përfshirë edhe mbreti i modës italiane, Roberto Cavalli, i cili ka shkruar haptas sulmin e tij, duke bërë që të reagojë edhe bashkëshorti i blogeres, Fedez.

Sulmi i Roberto Cavalli-t kundrejt blondes ka qenë për shkak se sipas tij, në këtë foto mund të shihej vetëm kërthiza e saj. “Po i bën reklamë kërthizës tënde. Kush kujton se je? Je vetëm një makinë parash”- ka shkruar Cavalli nga llogaria e tij zyrtare në Instagram, koment i cili ka shkaktuar habi edhe te partneri i Chiara-s Fedez.

Ky i fundit i habitur nga ky sulm i Cavallit i ka shkruar: “Më thuaj që kjo është një adresë falso të lutem”, ndërsa stilisti ka konfirmuar se komentin e ka bërë ai vet.

“Unë jam unë. I famshëm dhe i pastër për të thënë atë që mendoj! Jeni të aftë, përfitoni shumë nga kjo lojë që nuk ka për qëllim shitjen…por argëtimin edhe kalimin e kohës. Pastaj blini rroba me emra markash të famshme (si të miat) dhe Chiara bën publicitet. Bravo, i vesh bukur…por këtë herë ka dalë jashtë pasarelën”.

Ai nuk është ndalur me kaq por ka shkuar më tej duke e sulmuar atë te mëmësia. “Ti nuk ke ushqyer fëmijën me gji sepse ke pasur frikë mos të prishet gjoksi”– ka qenë komenti i tij që ka hasur në kundërshtimin edhe të shumë fansave të saj.

Previous ArticleNext Article