KreuInterior

Sekretet si të dekoroni një dhomë të vogël ndenje!

Të dekorosh një hapsirë të vogël mund të jetë paksa sfiduese dhe me kleçkë. Weldom Owen në librin e saj ‘Small Space Style: Because You Don’t Need to Live Large to Live Beautifully’ na zbulon bukurinë e të jetuarit në një hapsirë të vogël me bashkëshortin dhe djalin e saj plus edhe dy qen.


Dhoma e ndenjes është fokusi kryesor I çdo shtëpie, por për apartamente apo shtëpi të vogla shërben për shumë funksione. Është e pabesueshme se çfarë jemi në gjendje të bëjmë me një hapsirë të limituar kur e kuptojmë se nuk kemi nevojë për më shumë gjëra sessa hapsira e dhomës në tërësi. Provoni këto trike me mobiljet dhe do të shikoni goxha ndryshim.


Vendosni librat në një stol

Nuk ka nevojë që të zgjidhni midis një kolltuku ekstra për mysafirët dhe një sunduku për libra apo sende të tjera. Gjeni një send që I përmbledh të dyja. Sigurohuni që stoli të jetë I fortë sa të mbajë mjaftueshëm peshë dhe vendosini një jastëk të rehatshëm sipër.

Blini një divan me dy funksione

Mobiljet e mëdha të vendosin nën trysni për shfrytëzimin e hapsirës në një apartament të vogël. Divanet të cilët mund të përdoren edhe si krevatë janë zgjedhja e duhur.

Ruani gjëra në tavolinën e kafes

Përdorni një tavolinë kafeje e cila mund të përdoret edhe si një depo e vogël për të ruajtur gjera të tjera.

Përdorni një sunduk si tavolinë

Kjo është një ide perfekte për të ruajtur sa më shumë gjera brenda saj pa rrëmujë dhe pa zënë shumë hapsirë.

Burimi/Elle decor

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF