KreuStil Jetese

E adhurueshme! Përpara vajzës 2-vjeçare përulet edhe më i forti i Hollywood

Dwayne Johnson i njohur si “The Rock” do të bënte gjithçka për vajzat e tij! Të mërkurën në mbrëmje ylli 46-vjeçar ndau me fansat një foto të ëmbël të tijën teksa lejonte vajzën e tij 2 vjeçare, Jasmine t’i pikturonte fytyrën me bojra. Aktori ka zgjedhur ta shoqërojë foton me dialogun babë e bijë përpara se kjo foto të ndodhte duke treguar se ai i kishte kërkuar vogëlushes t’i jepte puthjen përpara se ai të largohej për në punë, por 2 vjeçarja kishte dëshira të tjera dhe donte të pikturonte në fytyrën e të atit.

Ish-keçisti u detyrua të bindej e ta linte Jasmine ta përdorte fytyrën e tij si telajon e saj personale. “Kjo është ajo që vërtet dua”– shkruan në fund The Rock.

Më herët në shtator, Johnson ndau një foto të tijën duke e lënë princeshën e tij t’i bënte manikyr duke shkruar se e kishte të pamundur t’i thoshte jo vogëlushes. Aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij Hashian janë gjithashtu prindër të një vajze të vogël 7 muajshe të quajtur Tiana Gia.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF