Erdhi momenti! Flor Mumajesi shfaqet më në fund pas muajsh zhdukjeje 0 606

Prej kohësh prisnim që Flor Mumajesi të rishfaqej në publik me ndonjë koncert apo projekt të ri, dhe duket se momenti është tani. Të dielën e 25 nëntorit, kantautori i njohur rikthehet në festivalin “Kënga Magjike” për të prezantuar këngën e tij konkurruese, titulluar “Nuk të dua dot më pak”, që siç duket edhe nga titulli do të jetë një baladë dashurie.



 

View this post on Instagram

 

Te dielen… @iamflorimumajesi

A post shared by Klajdi Haruni 🙋🏻‍♂️ (@klajdiharuni) on

Lajmin e ka bërë publik kolegu i Florit, Klajdi Haruni, që përmes një videoje të publikuar në Instagram ka treguar se po punohet për këtë projekt të Flor Mumajesit. Gjatë videos madje shfaqet edhe Flori që konfirmon paraqitjen dhe këngën në festival.

Previous ArticleNext Article