KreuStil Jetese

Vështirë të mbash lotët pas këtij dedikimi që Arilena bën për të atin e ndjerë

Arilena Ara humbi babain e saj rreth 5 vite më parë, një dhimbje që edhe sot nuk është zbutur aspak. Këngëtarja e njohur e “Nëntori” përpiqet që të mos flas shumë shpesh për të atin sepse e di dhe e njeh vetëm që nuk i mban dot lotët dhe preket nëse flet për të.

Në një postim bërë vetëm pak orë më parë, 20 vjeçarja ka publikuar fragmente nga emisioni dhe nga pjesmarrja e saj te “Gjeniu i Vogël” teksa shpreh dashurinë për babain që asokohe e ndiqte dhe mbështeste në publik, ajo shkruan: “Babi.. Nuk do mjaftojë një jetë për të treguar dashurinë e madhe që kam për ty.  Unë vazhdoj të t’them Mirmëngjes dhe Natën e mirë çdo ditë! Eshte ndjesia më e bukur të thërrasësh BABA! Faleminderit për mesazhet e bukura që më keni dërguar. Dashuri, Arilena”.

 

 

Babi.. Nuk do mjaftojë një jetë për të treguar dashurinë e madhe që kam për ty. Unë vazhdoj të t’them Mirmëngjes dhe Natën e mirë çdo ditë! Eshte ndjesia më e bukur të thërrasësh BABA! Faleminderit për mesazhet e bukura që më keni dërguar. Dashuri, Arilena

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Këngëtarja fituese e “X Factor Albania 2” ka treguar gjithmonë se babai ka qenë mbështetja e saj më e madhe dhe se arsyeja përse ajo e vazhdoi muzikën është vetëm ai sepse ka dashur gjithmonë që Arilena të jetë këtu ku është sot.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF