Hygerta Sako humb 12 kg, zbulon se si ja doli

Prezantuesja sportive Hygerta Sako ka zhvilluar një sesion pyetjesh në Instagram duke i dhënë mundësi ndjekësve të saj të dinë më shumë për të. Hygerta së fundmi është shfaqur në formë shumë të mirë fizike dhe kjo nuk kishte si t’I shpëtonte syrit të ndjekësve të saj.

Një prej tyre e ka pyetur gazetares se sa kilogramë ka mundur të humb nga pasha e saj trupore dhe ajo ka zbuluar se ka rënë 12 kile. Dhe kuriozitetit se me cilën mënyrë ja doli ish-mish Shqipëria të humbasë peshë I ka dhënë përgjigje ajo vet. “Duke ngrënë ushqime sipas grupit të gjakut, aktivitet fizik dhe shumë vullnet”- ka treguar 41 vjeçarja.

Previous ArticleNext Article