Si të stiloni të gjithë veshjen bazuar në çizmet e shkurtra këtë sezon!

Ndryshe nga disa këpucë që e ke të vështirë ti kombinosh me veshjen, çizmet e shkurtra janë këpucët e përditshme. Këtë sezon ato vijnë me llojshmëri printesh dhe ngjyrash nga lëkura e gjarprit e deri te e kuqja e flaktë për këtë ne ju paraqesim disa ide si ti kombinoni ato.

Çizmet lëkurë gjarpri
Duke veshur këto çizme fantastike sigurohuni që të mos stonojnë me veshjen pasi qëllimi është ‘përqafimi i ngjyrës së bardhë.’ Çizmet me lëkurë gjarpri do të shkëlqejnë me një pulovër dhe pantallona të bardha.

Çizmja klasike e zezë
Ndoshta nuk keni nevojë për këshilla kur bie fjala te çizmet tuaja të preferuara të zeza. Në fund të fundit mund të kombinohen me çdo gjë. Përshtateni fustanin tuaj të dimrit me një palë geta të përshtatshme dhe një palë çizme moderne që të shkojnë me feminilitetin tuaj. Një pallto dhe një çantë moderne dore e kpmpletojnë pamjen tuaj më së miri.

Çizme të kuqe flakë
Nuk ka problem nëse nuk jeni stilistë. Thjesht hidhini një sy Pryanka Chopras për t’u frymëzuar se si të kombinoni veshjen tuaj me një palë çizme të kuqe. Çuditërisht kjo ngjyrë mund të kombinohet lehtësisht  me pulovra në ngjyra neutrale ose bluza të zeza. Duke qenë se e kuqja është një ngjyrë e fortë vishni një xhaketë të zezë lëkure dhe xhinse moderne.

Çizmja kafe
Pas të zezës, çizmja kafe është ajo në rradhë që është më e lehtë për t’u stiluar. Këtë sezon në vend që t’i vishni me xhinse të ngushta dhe pallto me bel, kombinojini me një xhaketë rozë dhe xhinse të grisura. Këto veshje që janë në modë do e tregojnë veshjen tuaj akoma më bukur.

Çizmet me motive lulesh
Këto çizme janë ndoshta më të vështirat lër ti kombinuar vetëm nëse nuk dini këtë këshille: vishni një vluzë që minimizon ngjyrën e këpucëve. Menjëherë kjo do të bëjë që veshja të duket e plotë nga koka te këmbët.

BURIMI/MARIE CLAIRE

Previous ArticleNext Article