KreuCelebrity

Në dasmën e Fatmës dhe Alfios do të jetë ky dëshmitar…

Nuk e dimë si po e përjeton çifti Fatma- Alfio këtë ‘boom’ lajmesh rreth marrëdhënies së tyre, që kur ata u shfaqën hapur që janë të dashuruar, por ne urojmë të mos jenë penduar. E vërteta është që momentalisht çdo gjë që thonë, e bëjnë dy të dashuruarit ngjall interes tek publiku, ndaj ata bëjnë mirë të mësohen me këtë fakt.

Shefi i kuzhinës, i ftuar në programin “Jo vetëm modë”, sigurisht që nuk i ka shpëtuar pyetjes rreth Fatmës dhe nëse ata kanë në plan ndonjë dasmë. Alfio zbuloi se nëse ai dhe parterja e ëmbël do të bëjnë dasmë, dëshmitari do të jetë Indriti, kolegu dhe miku i ngushtë i tij. Duke qenë se Alfio dhe Indriti prej kohësh bashkëpunojnë e janë shokë shumë të mirë, me siguri Indriti ka qenë ndër të parët që ka mësuar për lidhjen e çiftit.

Meqë dëshmitarin e mësuam, tani po presim datën e ditës së madhe!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF