KreuCelebrity

‘Sakrifica’ që do të bënte Ramush Haradinaj, nëse Kosova do të bashkohej me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ftuar mbrëmjen e së shtunës në programin “Xing me Ermalin”. Krahas shumë pyetjeve që Mamaqi i bëri Haradinajt, ai preku edhe çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë (për të cilën Kryeministri i Kosovës është shprehur përherë se do ta donte shumë një gjë të tillë).

Nëse do të ndodhte ky bashkim, atëherë shteti do të kishte vetëm një Kryeministër, ndaj Ermali e pyeti zotin Haradinaj se cili nga kryemistrat e dy vendeve do të jepte dorëheqjen në një rast të tillë.

“E jap unë, pse jo”; ishte përgjigja e Ramush Haradinaj, duke na lënë të kuptojmë edhe një herë se dëshira për të parë kombin të bashkuar është shumë më e madhe se ajo për të qeverisur!

A mund ta duartokasim, pa asnjë ngjyrim politik?!??

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF