Mjekët ortoped ‘vënë duart në kokë” sa herë ju vishni këto 5 lloj këpucësh

Thonë se bukuria ndonjëherë vret dhe në botën e modës kjo ndodh shpesh. Një ndër elementët e veshjes dhe pamjes sonë që duhet të qëndrojnë gjithmonë në një hap me modën e fundit janë këpucët. Trendet e këpucëve lëvizin shumë shpejt dhe ne mund të arrijmë të përcaktojmë se cilat janë të rehatshme e cilat jo, por për të pasur një mendim specialist whowhatwear ka pyetur një prej ortoedëve të njohur, i cili ka treguar se cilin nga trendet e këpucëve do t’i largonte nga qarkullimi.

Ai mbi të gjitha i referohet dëmit të përgjithshëm që i shkakton struktura e tyre shëndetit të këmbëve tona. Sipas tij ja cilat janë 5 palët e këpucëve që duhet t’i mbyllni në dollap sa më shpejt të mundeni.

1- Mos vishni: shapka me gisht

Edhe pse këmbët tuaja janë të kuruara me pedikyr e gati për t’ju shfaqur botës, përdorimi i shapkave me gisht mund të sjellë dhimbje të harkut e shputës së këmbës.

2- Mos vishni balerina të sheshta

Ndonëse në ditët kur mendoni që të jeni sa më praktike dhe rehat ju zgjidhni të parat balerinat- ose ndryshe pupat e sheshta- ju duhet të dini që këto këpucë kanë 0 mbështetje në shputë. Ato ju krijojnë idenë e gabuar të rehatisë por sholla e tyre shumë e hollë nuk është ajo që ju duhet për këmbë të shëndetshme.

3- Këpucët plastike

Mjekët shpresojnë që trendi i këpucëve plastike të mos zgjasë shumë. Jo vetëm që plastike shkakton djersitje të madhe të këmbëve, por fërkimi i shkaktuar nga plastika mund të krijojë kallo dhe dhimbje. Përveç kësaj, ato i japin këmbëve tuaja erë të keqe.

4- Sandalet gladiator

Këto sandale ju krijojnë idenë se këmba juaj ka shollë të mirë mbështetëse për shkak të lidhëseve, por këto të fundit ju sigurojnë mbështetje minimale të kyçit të këmbës dhe ndaj mund t’ju shkaktojnë përdredhje të kyçit apo mund të bini keq nëse ju ndodh.

5- Këpucë-shapka të mbyllura të gishtat

Përpos që këto lloj këpucësh e bëjnë këmbën të lëviz brenda tyre, ç’është më e rëndësishmja, ata nuk ofrojnë mbështetje të këmbës në fillim apo në shputë. Kjo mund të lejojë lehtësisht një ndrydhje të kyçit të këmbës ose dëmtimin e tij afatgjatë.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article