Mbrëmë Jonida Maliqi bëri këtë kombinim të guximshëm dhe ne u mahnitëm!

Që Jonida Maliqi është një fashion icon në Shqipëri kjo besojmë se nuk ka nevojë të rithuhet, sepse është diçka që dihet tashmë. Por ama veshja e zgjedhur nga këngëtarja në inagurimin e dyqanit të saj të ri “Delirium” në partneritet me blogeren Armina Mevlani na pëlqeu tmerrësisht shumë.

Jonida kishte zgjedhur të vishte kostum (xhaketë dhe pantallona, trend i këtij viti) në ngjyrë lejla të ndezur kombinuar guximshëm me një kanatjere ngjyrë portokalli. Këngëtarja kishte zgjedhur ta kompletonte look-un e saj me një palë këpucë me taka të së njëjtës ngjyrë me kanatjeren, ndërsa çanta e dorës (clutch) ishte një ndërthyrje e bukur e gjithë tonaliteteve të veshjes dhe aksesorëve.

Jonida edhe këtë herë vërteton se ehd enë një event si ky, mund të guxojë me konstum me pantallona me prerje të gjerë dhe të kombinojë dy ngjyra të forta e të duket yll.

Previous ArticleNext Article