Melania Trump zgjodhi për Shtëpinë e Bardhë një ngjyrë të pazakontë pemësh të Krishtlindjeve, në internet shpërthejnë komentet negative!!

Interneti u mbush me komente negative për bredhët që Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump kishte zgjedhur këtë vit për të zbukuruar Shtëpinë e Bardhë. Ata janë të kuq flakë, dhe ndonëse ngjyra është interesante, mjaft njerëzve nuk i ka pëlqyer.

Disa thonë se bredhat në atë ngjyrë gjaku duken të frikshëm. Pemët e reja të Krishtlindjeve bëjnë që Shtëpia e Bardhë të duket sikur kullon gjak, thotë një prej tyre. Një tjetri i ngjason me një univers alternativ. Mos është ndonjë kërcënim vazhdon dikush, që i përshkruan bredhët si të nxjerrë nga  ”American Horror Story”.

Zonja Trump ndërkohë nuk humbi rastin të promovonte edhe kompaninë e saj “ Be Best“ që i drejtohet të rinjve amerikanë dhe është aktive kundër bullizmit, duke e stampuar sloganin e saj edhe në globat e zbukurimit.

Previous ArticleNext Article