KreuStil Jetese

Prezantuesja e sportit pas divorcit, ‘Kam menduar për fëmijë të dytë’

Prezantuesja e sportit në TVSH, Hygerta Sako prej disa vitesh i ka dhënë fund martesës së saj me ish-bashkëshortin duke u divorcuar. Por divorci është diçka që i përket të shkuarës për prezantuesen e cila është nënë e një vajze të quajtur Ana, që tashmë ka mbushur 12 vjeç.

Në një intervistë të dhënë për Tema Tv, Sako ka folur për planet e saj për martesën dhe një fëmijë të dytë që mund të vijë në jetën e saj.

“Për një fëmijë të dytë e kam menduar, sepse Ana është shumë e dhënë pas fëmijëve të vegjël dhe unë e kuptoj që për të ndoshta kjo është një mungesë e madhe . Por te martesa e dytë nuk është se besoj. Ndoshta është edhe çështje mentaliteti, pavarësisht se unë jam shumë mendjehapur përsa i përket kësaj teme, ose ndoshta ka të bëjë edhe eksperienca ime e parë e martesës e cila nuk eci siç doja unë”, ka thënë ajo.

Hygerta, e cila prej vitesh drejton emisionin e sportit në TVSH, ka treguar se për momentin ajo është vetëm dhe se më mirë rri single deri në momentin që do të vijë ai që do të plotësojë kriteret e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF