KreuStil Jetese

Victoria Beckham vesh pallton që me gjasa do e shohim kudo këtë dimër

Ajo është e njohur për shijen e saj të hollë në të veshur dhe di fare mirë se si të tërheq vëmendjen e të gjithëve. Teksa shëtiste në aeroportin e JFK në Neë York e veshur me një pallto me print leopardi, 44 vjeccarja ishte modelja e duhur për të reklamuar pallton e koleksionit të saj të ri të veshjeve, që kushton 2495 paundë.

Nëna e katër fëmijëve kishte zgjedhur që gjithë vëmendja të ishte te xhaketa dhe duke ruajtur stilin e saj klasik dhe serioz, në pjesën tjetër të veshjes kishte ruajtur ngjyrën e zezë.

Duke marrë parasysh që print i leopardit është në modë këtë sezon, me gjasa edhe këtë pallto të Victoria Beckham do e shohim kudo.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF