Fati i trishtë i pikturës së famshme të puthjes së flamurit nga Isa Boletini, dhe pengu i madh i autorit!!! 0 286

E keni parë ngado, e madje është piktura që ka frymëzuar edhe skenën e puthjes së flamurit nga Isa Boletini tek filmi “ Nëntori i dytë“.



Dita e flamurit na sjell në mënyrë të pashmangshme përpara syve këtë imazh, por ndonëse ai vetë është shumë i famshëm, pakkush e di se cfarë ka ndodhur me pikturën, vepër e piktorit të njohur Nikolet Vasia, autor i qindra punimeve në pikturë, skulpturë, mozaikë, grafikë, por në fund, një njeri gjithmonë modest.

Stërnipi i Kol Idromenos është gjithashtu krijues i stemës së Durrësit, por edhe këtë, jo shumë njerëz  e dinë.

Janë rreth 11 vepra të tij të cilat nuk dihet ku përfunduan, megjithate pengu i madh ishte “ Rreth flamurit të përbashkuar“. Pikturën e bleu në vitin 1978 Galeria e Arteve në Durrës, por kur ambjentet e kësaj galerie iu rikthyen ish pronarëve, veprat e saj u dërguan në Mauzoleumin e Dëshmorëve, ku zhduken dhe gjurmët e pikturës së njohur. Me pak fjalë, u vodh, ndërsa autorin e mundoi gjithë jetën fati i saj, ashtu si edhe fakti që botohej vazhdimisht në 28 nëntor pa u vendosur emri i njeriut që e krijoi.

Previous ArticleNext Article