KreuCelebrity

Mësohet kërkesa e çuditshme që Meghan ka kërkuar në dasmë!

Kanë kaluar 6 muaj nga dasma e Meghan dhe Harry dhe duket se pas shkëlqimit dhe komenteve pozitive që nusja e re ka marrë, tani çdo ditë e më shumë po tregohet një anë tjetër e Dukeshës së Sussex. Së fundmi është mësuar se gjatë përgatitjeve të ceremonisë së dasmës, Meghan ka kërkuar që kisha e St. George të aromatizohej, pasi asaj nuk i pëlqente aroma që mbante ambienti i shenjtë. Sigurisht që kjo kërkesë është refuzuar nga Mbretëresha Elisabeth, e cila mësohet t’i ketë thënë nuse së nipit se përderisa ajo kishë ka qenë e përshtatshme për të gjithë monarkët e tjerë nuk do të ketë asnjë ndryshim edhe për Meghan.

Këto fakte të reja po dalin në dritë në një kohë kur Meghan thuhet se nuk ka sjellje fort të mira ndaj së shpejti ajo dhe Princ Harry do të largohen nga Pallati Mbretëror.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF