Monica Bellucci: Vajzat e mia i mësoj të jenë të lira, por edhe të kenë kujdes nga “ ujqërit“…. 0 3025

Është një nga femrat më të bukura të botës, modele dhe aktore e famshme, megjithatë Monica Bellucci rrëfen se bukuria ka dhe koston e saj. Ndoshta më ka ndodhur kur isha shumë e re; kur je e re dhe dukesh mirë, bukuria mund të intimidojë, shprehet ajo dhe kujton sesi asokohe, gjatë një mbrëmjeje në një shtëpi të mbushur me vepra arti kishte thënë se bukuria bën te ndihesh mirë, dikush i ishte përgjigjur menjëherë: “ Jo, bukuria i tremb njerëzit“.



Kur shoh vajzat e mia 14 dhe 8 vjec, i them vetes se jeta është e mrekullueshme, por femrat duhet të mësojnë të mbrohen sepse është një botë ujqërish kjo e jona. Cfarë i thonë meshkujt vajzave të tyre, pyet ajo, se burrat janë të gjithë të mrekullueshëm?

Previous ArticleNext Article