KreuStil Jetese

Alba Hoxha vesh fustanin e bardhë, ja ç’bën Albi Nako sapo e sheh

Mbrëmjen e djeshme në kryeqyet është mbajtur sfilata e nusërisë së “Ami Event” dhe në mesin e vajzave të njohura shqiptare që kanë parakaluar dje me fustanet e bardha veshur, vëmendja u përqëndrua te njëra prej tyre.

Bëhet fjalë për Alba Hoxhën balerinën dhe prezantuesen e motit në tv Klan, e cila ka parakaluar dhe në sfilatë për herë të parë me vellon e nusërisë. E teksa Alba ecte, sytë nuk kishin se si të mos shkonin te koreografi Albi Nako pasi dyshja prej kohësh përflitet se janë në një histori dashurie. Ky i fundit ka marr menjëherë në duar telefonin për të filmuar balerinën dhe jo vetëm kaq por video live i ka publikuar edhe në llogarinë e tij në Instagram duke i shoqëruar ato me duartrokitje dhe yje si për të shprehur në këtë formë ndjesitë e tij.

Sipas edhe të pranishmëve, gjatë parakalimit të balerinës, Albi Nako është parë tejet i fokusuar dhe i përqëndruar për të mos lënë t’i shpëtoi asnjë moment.

Albi Nako dhe Alba Hoxha prej muajsh diskutohen se kanë nisur një histori dashurie, pasi koreografi i njohur i dha fund martesës me ish-balerinën e tij Klaudja Pepa.

Ish-bashkëshortët pas ndarjes pohuan se kishin mbetur miq, ndonëse shmangën të tregonin shkakun që solli fundin e martesës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF