Parashikimi i horoskopit, datë 2 Dhjetor 2018 0 70

DASHI



Në aspektin afektiv nuk do të jeni në humor sot duke krijuar debate të kota me partnerin. Në ambientin e punës yjet ju këshillojnë të bashkëpunoni me kolegët për të gjetur zgjidhje.

DEMI

Do të jeni në gjendje të zgjidhni një problem duke ndjekur instinktin tuaj duke evituar kështu këshillat e të tjerëve. Në aspektin afektiv do të mbani një qëndrim protektiv për tu ndjerë i sigurt partneri juaj.

BINJAKET

Gjatë ditës së sotme yjet favorizojnë ndjeshmërinë tuaj: përpiquni të jeni bashkëpunëtor i partnerit tuaj e jepini shumë dashuri. Në punë mund të keni ndonjë problem të shkaktuar nga zilia.

GAFORRJA

Sot duhet të bëni kujdes në ambientin e punës, nuk duhet të jeni impulsiv. Në dashuri, do të keni një ditë të mbushur me emocione pozitive.

LUANI

Do të keni mundësi të tregoni vlerat tuaja duke marrë fitore kundrejt atyre personave që nuk kanë besuar tek ju. Në ambientin e punës diçka do ju krijojë një gjendje ankthi.

VIRGJERESHA

Duhet të tregoheni më të hapur ndaj personave që ju rrethojnë. Në ambientin e punës do të bashkëpunoni pa shumë vështirësi me personat që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv do të përballoni një problem.

PESHORJA

Gjatë ditës së sotme do të keni mbështetjen e yjeve. Në ambientin e punës dikush do ju kërkojë të bashkëpunoni ndaj bëni mirë të mos e refuzoni. Në dashuri gjithçka shkon për mirë.

AKREPI

Gjatë ditës së sotme ndikimet yjore ju sugjerojnë mundësinë e organizimit të ndonjë eventi sidomos në sektorin e ndjenjave. Në ambientin e punës nuk do të impenjoheni më shumë se puna që keni marrë përsipër pasi ndiheni të lodhur.

SHIGJETARI

Në aspektin afektiv do të keni mundësi të kaloni një mbrëmje të këndshme me partnerin tuaj. Në ambientin e punës do ju duhet të jeni mjaft të saktë e të rregullt në mënyrë që të evitoni ndonjë situatë komplekse.

BRICJAPI

Asnjë re nuk do e trazojë ditën tuaj sot duke kaluar një ditë të qetë sidomos sektorin profesional. Në aspektin afektiv nëse jeni singëll do të kaloni një ditë të këndshme e argëtuese në shoqërinë e miqve tuaj.

UJORI

Gjatë ditës së sotme do të keni një vizion të qartë të gjërave gjë që do ju lejojë të firmosni marrëveshje të rëndësishme. Në aspektin afektiv do të dini si të organizoni diçka të veçantë për vete e partnerin.

PESHQIT

Në ambientin e punës, sot do të merrni një kompliment nga eprori juaj, kjo do t’ju bëjë të ndiheni mjaftë mirë. Në dashuri, periudhë e mirë për të menduar seriozisht për të ardhmen në çift.

Previous ArticleNext Article