KreuInterior

Ekspertët e dekorit na zbulojnë disa hapa të thjeshtë dekori  për kuzhinën pa shpenzuar shumë para!

Me afrimin e Krishtlindjeve dhe vizitat nga miqtë dhe familjarët mund ta gjeni veten në mes të syve kritikues mbi dekorin e kuzhinës tuaj. Ama nëse nuk keni shumë para për të shpenzuar  fatmirësisht për ju ka disa hapa që mund të ndiqni për të rinovuar kuzhinën tuaj sipas një prej dekorueseve më të njohura të Britanisë Sopfie Robinson.

Rilyeni kabinetet e kuzhinës për një pamje krejtësisht të re.

Gruponi objektët tuaja të preferuara në grup ose dyshe që të kenë një pamje më të bukur vizuale.

Koordinoni ngjyrat duke I dhënë dekorit në tërësi një sens harmonik.

Përveç ngjyrave shtoni në kuzhinën tuaj edhe objekte qeramike apo tasa druri që të krijojnë një pamje të këndshme vizuale.

Për një pamje moderne përdorni rafte pasi është një mënyrë shumë e mirë edhe për të reklamuar librat tuaj të kizhinës, vazot apo kavanozët.

Përdorni ngjitëse që ngjajnë si tulla pasi do të keni një model të mrekullueshëm që ngjan me gurin e vërtetë dhe I shtojnë personalitet dekorit.

Një trend I kohëve të fundit është mure me bimë të gjalla duke varur erëzat e freskëta në mur të cilat janë të dobishme edhe gjatë gatimit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF