Majk tregon përse nuk martohet me femra kosovare, shkakton debate në rrjet! 0 916

Këngëtari jo vetëm është beqar, por nga postimi i vet në Instagram tregoi se ka ndërmend të mbetet i tillë. Paska një arsye, praktike le ta quajmë kështu, për të cilën ai nuk e mendon hedhjen e një hapi të tillë.



Majk shikon vanitet tek vajzat e Prishtinës të paktën, sic e ka specifikuar në mesazh, dhe ngre pikëpyetje mbi mënyrën sesi ato arrijnë të bëjnë një jetë luksoze. “Takat 1000 euro, Iphone-in 1000 euro, çantën e dorës 1000 euro, e rrogën e kanë 300 euro, ose janë pa punë…Femrat në qytetin tim. Wow si e bëni këtë? Dmth ju jeni mrekulli”, shkruan ai për të vazhduar më pas: “Dhe ende më pyesin pse nuk po martohesh ose pse u ndave”.

Por reagimet ndaj këtij postimi të reperit nuk kanë munguar. Më fshikullues ka qenë komenti një ndjekëseje, që i thotë: “ “Nuk janë të gjitha femrat ashtu, ju te ato shkoni. Ka plot vajza me jetë normale, me punë të ndershme, po ju ato nuk i doni, ndaj mos të të vijë aspak çudi”.!!!!

Previous ArticleNext Article