Në formë pas lindjes! Ja si ja dolën vajzat e njohura shqiptare 0 823

Të humbësh kilet e fituara gjatë shtatzënisë është një nga mendimet që kanë nënat e reja. Por ndonëse disa janë të bekuara nga genet dhe fizionomia, të tjerave ju duhet pak më shumë punë për t’u rikthyer te format e mëparshme fizike. Të njëjtat dilema kanë pasur edhe vajzat e njohura shqiptare që janë bërë nëna kohëve të fundit, të cilat kanë ‘sekretet’ e tyre për të pasur një trup të mirë, e që ja kanë dalë që në fare pak kohë të na shfaqen me linja gati-gati perfekte.



Xhensila Myrtezai

Vajza e këngëtares Xhensila Myrtezai, Ajka, erdhi në jetë në mes të muajit korrik dhe nëna e re nuk ka ndarë shumë sekrete të sajat se si ka arritur të vijë kaq shpejt në formë shumë të mirë fizike e madje t’i rikthehet edhe koncerteve të natës. Me aq pak sa kemi mundur të mësojmë nga 25-vjeçarja dimë se ajo ushtron aktivitet fizik në palestër disa herë në javë.

Sara Hoxha

Trashëgimtarja e Top Channel u bë nënë për herë të parë më 13 dhjetor të 2016-ës kur në jetë erdhi djali London Noor. Sara nuk ka nguruar asnjëherë të shfaq linjat e saj pas lindjes madje duke shfaqur edhe strijat apo shenjat që i kishin mbetur nga kilet e marra gjatë muajve të pritjes së ëmbël. Megjithatë 22-vjeçarja ka mundur t’i rikthejë linjat e saj falë përkushtimit në palestër dhe ushtrimeve fizike.

Amarda Toska

Prezantuesja e njohur Amarda Toska u bë nënë për herë të dytë në mars të këtij viti duke sjellë në jetë vajzën e quajtur Sia. Por që në daljet e para publike Ami u shfaq në formë shumë të mirë fizike duke zgjuar kureshtjen e ndjekësve për sekretin e saj. Mesa kemi parë Ami ka preferuar që kilogramët e fituara t’i eleminoi me aktivitetit fizikë dhe palestër.

Altuna Sejdi

Tuna shtoi 30 kilogramë gjatë shtatzënisë së saj të parë me djalin Tian që erdhi në jetë në maj të 2017-ës. “Të gjitha i provova. Dy herë në ditë stërvitem por prapë nuk ja ndaloj vetes ushqimin. Shkoj edhe në qendër dobësimi. Kisha nutricioniste që më rrinte gati me konsumimin e vitaminave të nevojshme, por nëse më hahej ndonjë pite, krelan me duqa nuk ja ndaloja vetes. Shtova 30 kilogramë dhe ishin sfidë e madhe”, ka treguar këngëtarja nga Shkupi.

Adelina Tahiri

Këngëtarja nga Shkupi ka pohuar se pas lindjes së djalit Jon në muajin gusht ajo humbi 10 kilogramë për vetëm 1 muaj. Në një intervistë dhënë së fundmi Tahiri ka thënë se pas lindjes ajo ka ngrënë gjizë dhe vetëm ushqimet e gatuara në shtëpi, pra ka ngrënë gjithçka por në sasi të vogla. “As ujë nuk kam konsumuar shumë se hormonet e mbajnë ujin kur femra lind”. Sipas saj rol të madh në humbjen e kilogramëve të shtatzënisë ka luajtur edhe gjenetika.

Floriana Garo

Ish-prezantuesja e “Jo vetëm modë” në Tv Klan solli në jetë vajzën e saj Adja më 12 mars të këtij viti në një spital të Gjenevës, Zvicër. Ajo ka treguar se ka pasur një lindje të vështirë dhe të paparashikuar e se gjatë shtatzënisë ka shtuar 27 kilogramë. Ish-miss ka treguar se për t’u rikthyer formave fizike, ajo ka pranuar se në muajt e parë pas lindjes nuk konsumonte fare vaktin e darkës, është treguar e kujdesshme me ushqimin dhe ka bërë më shumë ecje.

Suada Sherifi

Ish-miss Albania u bë nënë për herë të parë më 16 shtator 2016 dhe i habiti të gjithë me shpejtësinë me të cilën iu rikthye formave fizike të para shtatzënisë. “E vërteta fare është që, përveç një regjimi që unë e kam mbajtur edhe gjatë shtatzënisë, që konsiston në një dietë të shëndetshme, unë ushtrohem në palestër 2-3 herë në javë këtë periudhë. Një faktor kyç është geni dhe metabolizmi. Plus vite të tëra që kam luajtur basketboll, janë një ndihmë shumë e madhe për t’u rikthyer në formë…” – ka treguar Suada. E pyetur nga një fanse për mënyrën se si mund të humb peshë, Suada ka dhënë edhe këtë këshillë që me siguri e ka ndjekur edhe vet: “Mos ha darkë pas orës 19:00. Pi shumë ujë. Evito gjërat me përmbajtje vitamine C për ca kohë dhe ushtro pak aktivitet fizik”.

Nora Istrefi

Ajo gjithmonë është cilësuar si një ndër femrat më seksi të showbizit shqiptar dhe këtë titull arrin ta mbajë edhe sot që është nënë e një vajzë 3 vjeçare. Më herët këngëtarja ka treguar se meritë për këtë kanë vitet e ushtruara në palestër përpara shtazënisë por edhe pas sak. Ndërsa sa i përket dietës dhe regjimit ushqimor, këngëtarja ka treguar se është munduar të shmangë ëmbëlsirat, kardohidratet dhe të konsumojë më tepër proteina si për shembull mish pule.

Xhemi Shehu

Prezantuesja e ëmbël e “Portokalli” u bë nënë për herë të dytë në janar të 2015-ës dhe I habiti të gjithë me format e saj të pas lindjes. Vet Xhemi ka pranuar se pas lindjes së djalit të 2-të, ka mbajtur korse për pjesën e barkut dhe se ka hequr dorë nga pijet me gaz dhe ëmbëlsirat.

Adelina Ismaili

Adelina Ismaili mori plot 37 kilogramë gjatë shtaztënisë së parë me djalin Uliks por që arriti t’I humbiste shumë shpejt ato. Diva e muzikës ka treguar se sekreti për humbjen ka qenë dieta ushqimore dhe sporti por edhe djali i vogël që pas muajit të katërt të ardhjes në jetë e ka lodhur shumë mami Adelinën.

Zaimina Vasjari

Zaimina Vasjari është një tjetër nënë e re në radhët e showbizit që i la të gjithë me gojë hapur kur u shfaq pas lindjes së vajzës që erdhi në jetë në fund të muajit janar. Por kur të gjithë pyesnim veten se si ja doli Zai të kthehet kaq shpejt në formë ajo vet ka treguar se në fakt nuk ka mbajtur asnjë lloj diete.”Unë nuk kam marrë shumë kile gjatë shtatzënisë, kam marrë vetëm kilet e bebit dhe ujërat. Kam patur një shtatzëni të mbarë, nuk kisha neps”, ka treguar ajo.

 

 

Previous ArticleNext Article