KreuCelebrity

Si veshjet e Beyonce në Global Citizen celebruan diversitetin e Afrikës!

Në 2004-ën Beyonce takoi Nelson Mandelën teksa performonte në koncertin e tij të inagurimit në Afrikën e Jugut. Këtë të dielë këngëtarja u kthye në Afrikën e Jugut për festivalin Global citizen dhe jo vetëm për të nderuar ish presidentin dhe aktivistin Afrikan por për të festuar trashëgiminë e kontinentit dhe diversitetin përmes kostumeve që mbante veshur.


Me anë të një pelerine që Beyonce mbante veshur prezaantoheshin 54 shtetet e kontinentit Afrikan dhe diversitetin e tyre.
Veshjet e tjera të saj përfshinin një kostum body, një ‘jumpsuit’ të verdhë Versace, një kostum body bardhë e zi nga Balmain dhe një fustan ngjyrë jeshile smerald me një pelerinë të madhe.


Gjatë performancës së saj ajo i kushtoi një homazh të ndjerë Nelson Mandelës në website-in e saj.

‘Të takova për herë të parë në 2004-ën në koncertin Aids Benefit në Cape Town dhe impakti që le në jetën time qëndron me mua  sot dhe çdo ditë. Mirësjellja dhe vlerësimi yt për çdo eksperiencë dhe aftësia jote për të falur janë mësime qëi kam mësuar dhe do i kaloj edhe te fëmijët e mi. Ndërsa festojmë Festivalin Global Citizen: Mandela 100, duke nderuar 100 vjetorin tuaj, të premtoj se i kemi bërë ëndrrat e tua tonat. Puna dhe sakrifica juaj nuk do të shkojnë dëm. Do ta kujtoj gjithnjë çdo moment të kaluar me ju dhe do i përdor mësimet e mësuara nga ju si energji për ide të reja pozitive dhe zgjidhje.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF