KreuStil Jetese

A mund të jetë kjo teknikë fundi i pagjumësisë?

Shumë prej nesh kanë vështirësi për të fjketur gjatë natës por duket se më në fund një zgjidhje po shfaqet në horizont. Një libër I titulluar ‘Relax and Win’(Relaksohuni dhe fitoni): na tregon metodat secrete të ushtrisë Amerikane që e ndihmojnë çdokënd të flejë për vetëm 120 sekonda.

Titulli u publikua për herë të parë në 1981-shin por metoda ka dalë përsëri në sipërfaqe. Kjo teknikë përdoret nga ushtarët për tu siguruar që të pushojnë- edhe kur janë në fushën e betejës-dhe thuhet 96% sukses pas 6 javësh praktike. Kjo teknikë përfshin një kombinim të relaksimit të muskujve dhe teknikave të frymëmarrjes. Pagjumësia është një problem global që prek rreth 1/3 e meshkujve dhe grave në të 30-at dhe të 40-at e tyre dhe pothuajse gjysmën e grave rreth të 65-ave.

Ekzistojnë dy tipe të pagjumësisë, Tipi 1 pagjumësia e cila ju lë pa gjumë dhe Tipi 2 ku fle por zgjohesh të paktën një herë natën. Mungesa kronike e gjumit lidhet me probleme serioze duke përfshirë probleme me diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe madje dëmtim të strukturës së trurit.

Si të flesh në vetëm dy minuta

Së pari relaksoni muskujt e fytyrës, duke përfshirë kështu gjuhën, mjekrën dhe muskujt rreth syve. Më pas relaksoni shpatullat dhe krahët.

Hapi i tretë përfshin frymëmarrjen dhe thotë se duhet të merrni frymë dhe të relaksoni kraharorin tuaj dhe më pas këmbët. Pasi keni relaksuar të gjithë trupin, largojini të gjitha mendimet.

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF