KreuCelebrity

Pas lajmit se Arilena Ara do të jetë pjesë e “The Voice” , Olti Curri e thumbon!

Së shpejti pritet të fillojë sezoni i ri i “The voice Kids” dhe këtë vit me një sërë ndryshimesh. Së pari u njoftua se moderatori i njohur Ledion Liço nuk do të jetë më prezantuesi i “The Voice” dhe se në vend të tij do të prezantojë Dojna Mema dhe më pas se Eneda Tarifa nuk do të jetë pjesë e jurisë së këtij viti dhe në vend të saj do të jetë këngëtarja e njohur Arilena Ara.

Zëvendësimi i Enedës nga Arilena mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak Olti Currit pasi ky i fundit përmes një postimi në instagramin e tij la të kuptohet mendimi i tij është se Arilena nuk ka pjekurinë e duhur për të qenë pjesë e një jurie profesioniste.

“Ou, ça do të bëjë aty?! Do të konkurrojë!!!

Arilena Ara është shpallur fituese e edicionit të dytë të X factor dhe që prej asaj kohe ka arritur të jetë shumë e suksesshme duke dalë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF