Shpërthen nëna e fëmijës së Majk: “Ti mohove atësinë, nuk je kujdesur asnjëherë, si do i përgjigjesh djalit nesër”
Këngëtari nga Kosova Majk dhe ish-partnerja e tij Majlinda Zeka janë përfshirë në një përplasje të ashpër virtuale në Isntagram me reagime dhe deklarata të ashpra kundrejt njëri-tjetrit që lidhen me fëmijën e tyre, djalin 1 vjeçar Roanin.
Ditën e djeshme ka qenë këngëtari që ka publikuar një foto krah një fëmije me aftësi të veçanta duke hasur në reagimet e komentuesve që i kujtonin raportin me djalin, të cilin Majk e publikon shumë rrallë.
I gjendur përballë kritikave, ai ka zgjedhur të bëjë një sqarim se përse ai nuk publikon foto apo dedikime me të birin duke shkruar: “Për të gjithë ju që gjykoni prej telefonit dhe e keni të lehtë, se s’jeni në lëkurën time e as në këpucët e mia, është hera e parë dhe e fundit që merrem me ju, idiota, media, njerëz e kështu me radhë.”
“Djalin tim nuk ma lë ta shoh nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mund ta kuptoj e ta marr ndarjen si një proces jetësor dhe si diçka q ëka ndodhur tashmë. Por Zoti është i madh vonon pa por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish se çfarë kam unë në zemër e sa më qan zemra ta shoh e sa dua ta kem afër…por është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”, shkruan Majk.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i vet Majlindës, nënës së vogëlushit që përmes një postimi në Instagramin e saj shkruan se e gjitha është një gënjeshtër e madhe e se Majk asnjëherë nuk është përgjigjur ndaj djalit të tij që prej kur ai ka ardhur në jetë, e madje që prej fillimit nuk ka dashur të pranojë as atësinë e djalit.
Majk dhe Majlinda krijuan një lidhje përpara disa kohësh dhe ndonëse historia u mbajt e fshehtë, kur nisën të qarkullonin lajmet e shtatzënisë së partneres së këngëatarit nisën dhe aludimet. Por çifti vendosi t’i jap fund romancës pa lindur ende djali i tyre dhe ish-partnerja gjithmonë e ka akuzuar babain e Roan se nuk është përgjigjur asnjëherë për vogëlushin.