KreuFashion

5 hapat ndaj kujdesit të lëkurës që duhet të hiqni dorë së përdoruri!

Shumica e femrave janë të informuara mirë rreth kujdesit të lëkurës gjatë ditës por shumë pak janë ato që e dinë se rutina e tyre për kujdesin e lëkurës po I shkakton lëkurës më shumë dëm. Për të ndihmuar femrat që të zhvillojnë për veten e tyre një rutinë më të mirë fillimisht na tregon gabimet e zakonshme që të gjitha bëjmë.

Mbi-esfolimi

Praktika e esfolimit me skrub të ndryshëm shquhet si mënyra më e mirë për të larguar lëkurën e vdekur dhe riaktivizimin e qarkullimit të gjakut. Ama fërkimi me forcë I lëkurës bën që ajo të acarohet për këtë më e mira është të përdorni në produkt kimik.

Mos vendosja e kremit të diellit

Shumica e femrave nuk e vendosin kremin e diellit pasi mendojnë se SPF në fondatinën e tyre është e mjaftueshme port ë kesh një krem dielli me cilësi të lartë në rutinën e përditshme të kujdesit ndaj lëkurës është thelbësore për mbrojtjen e lëkurës nga dëmitimi I diellit dhe plakja e parakohshme.

 

Përdorimi i produkteve të lira që janë version i atyre të shtrenjta

Një gabim I zakonshëm këtu është se gratë mundohen të gjejnë alternative më të lira të produkteve që janë rekomanduar nga një profesionist.

Injorimi i udhëzimeve

Kur vizitojnë një specialist të lëkurës, klientëve zakonisht u jepen këshilla si të ruajnë rezultatet e arriturra gjatë seancave por jot ë gjithë I ndjekin ato.

 

Pritshmëritë jo realiste

Ndërsa një sërë trajtimesh për fytyrën janë të disponueshme dhe janë në rritje e sipër shumë femra e gjejnë veten me shpresa që nuk do të realizohen. Fatkeqësisht nuk ka ndonjë krem mrekullibërës që do t’ju shpëtojë nga aknet brenda natës. Në vend të kësaj njerëzit duhet të kuptojnë se trajtimet duan njëfarë kohe që të japin rezultatin e dëshiruar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF