KreuStil Jetese

Albi Nako shfaqet në “Kënga Magjike”, sfidon hapur Klaudia Pepën?!

Që nga momenti që u bë publik lajmi se Klaudia Pepa ishte ftuar të bashkëprezantonte netët e festivalit “Kënga Magjike” 2018, nisëm aludimet për një përballje të mundshme mes balerinës dhe ish bashkëshortit të saj, koreografit Albi Nako.

Dhe ndonëse u duk se dyshja nuk do të ndeshesh në prapaskenat e festivalit, një gjë është e sigurtë se ata janë përballur me njëri-tjetrin. Për të vërtetuar këtë është videoja më e fundit e koreografit Albi Nako publikuar në Instagram i cili shihet i ulur në pjesën e publikut pasi mbrëmjen e sotme (natën e dytë) do të jetë në rolin e koreografit, duke mbikëqyrur lëvizjet e Bora Zemanit dhe balerinëve të tij.

Të jetë kjo një sfidë e hapur ndaj ish-partneres së Nakos në jetë e skenë, Klaudia Pepa?

Kujtojmë që kjo e fundit në natën e parë të festivalit realizoi edhe një numër koreografik së bashku me disa balerinë të njohur italianë të ardhur së bashku me të nga Italia, enkas për “Kënga Magjike”.

Çifti i balerinëve jo vetëm që kanë nisur historinë e tyre të dashurisë në Tv Klan por madje si për simbolikë zgjodhën që ta kurorëzonin historinë e tyre disavjeçare në skenën e “E diela Shqiptare” nën mikpritjen e vet Ardit Gjebreas. Në një puntatë speciale në datë 7 korrik të vitit 2013, Albi Nako u vesh dhëndër dhe Klaudia Pepa u bë nuse për t’u celebruar dashurinë e tyre përpara familjarëve të ftuar në studio dhe syrit të gjithë publikur që ndoqi me kreshëri për më shumë se 1 orë, minutazh që produksioni i kishte kushtuar martesës mes balerinëve.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF