Kate Middleton sapo kopjoi këtë veshje të Meghanit!!! 0 601

Kate Middleton dhe princi William ishin në Qipro, për të vizituar RAF Akrotiri, një stacion i forcave ajrore britanike në ishull. Atje janë pritur nga stafi i stacionit, dhe në një levizje që na bëri të mendojmë stilin mbretëror te Meghan Markle, edhe Kate mbante veshur: pantallona!!!



Dhe jo cdo lloj pantallonash; dukesha e Kembrixhit zakonisht preferon ato të ngushtat, të puthitura pas trupit, por këtë herë u shfaq me pantallona të gjera flamur, një pamje  e re për Kate-n në publik.

Kombinimi ishte i thjeshtë, me një bluzë të bardhë mëndafshi dhe një xhaketë ngjyrë ushtarake, edhe kjo një ngjyrë surprizë për të.

Në muajin janar, Meghan u shfaq me pantallona të ngjashme të gjera kur vizitoi së bashku me princin Harry Reprezent 107.3FM, një stacion radiofonik i drejtuar nga të rinj, në mbështetje të programit të tyre të trajnimit.

Previous ArticleNext Article