Këngëtari i njohur ka një SUPER motiv që të shkëlqejë sonte në Kënga Magjike! 0 442

 



Sonte mbrëma  do të mbahet gjysmëfinalja e dytë e spektaklit Kënga Magjike. Këngëtari Erik Lloshi konkurron këtë edicion me këngën “Mos urre”, e duket se ai paska një arsye të fortë që të shkëlqejë sonte. Nëna e Erikut feston sot ditëlindjen, ndaj djali i saj me siguri e ka rezervuar një urim drejtpërdrejti nga skena e madhe në Pallatin e Kongreseve.

“Ku ka më bukur se ditën kur nëna ime ka ditëlindjen, unë të këndoj në “Kënga Magjike”. Edhe 100 vjeç mam, të dua shumë. Një motiv më i fortë që unë të dal super sonte”; ka shkruar Lloshi nën një foto të postuar në Instagram, ku shihet i përqafuar me nënën e tij.

Le të jetë me të vërtetë një ogur dhe motiv kjo ditë e shënuar për këngëtarin e njohur, që garon sot në “Kënga Magjike”.

Previous ArticleNext Article