KreuStil Jetese

Nëna e Lorik Canës qenka një yll dhe ne s’e paskemi vënë re!

Mbrëmjen e së mërkurës u shfaq premiera e filmit “Lorik”, film për jetën dhe karrierën e ish-kapitenit të kombëtares shqiptare Lorik Cana. Të pranishëm në eventin e organizuar me këtë rast kanë qenë familjarë e miq të sportistit, ndërsa sytë tanë ngelën të fiksuar të portreti i nënës së tij.

Zonja Cana, një grua bjonde 56-vjeçare, e fisme, plot elegancë e sharm, u fokusua nga kamerat e pranishme teksa emocionohej nga fjalët që kryeminsitri i vendit Edi Rama i dedikoi figurës së të birit. E lumtur e duke munduar të fsheh lotët nga sytë, nëna e kapitenit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për shkak të kuriozitetit dhe faktit se për të dihet shumë pak e madje e kemi parë vetëm një herë.

Ka qenë Loriku që më 1 tetor të këtij viti ka zgjedhur ti prezantoi publikut të ëmën me një foto të të dyve bashkë shkrepur ditën e dasmës së futbollistit.

Por me pamjet që pamë dje, mund të kuptojmë arsyen se përse Loriku nuk e nxjerr shpesh të ëmën dhe mund ta themi pa frikë që mamaja e Lorik Canës qenka një YLL!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF