Njihuni me koleksionin e ri 2018-2019 të  O bag; një çantë që DUHET ta ketë kushdo! 0 211

Vazhdon evolucioni i O Bag që si çdo stinë që propozon modele të reja çantash, të studiuara deri në detaj për të qenë modulare, të përshtatshme dhe të konvertueshme. Materiali që përdoret është gjithnjë XI Extralight një përzierje e veçantë e materialit të gomuar të lehtë e rezistent, e lehtë për tu mbajtur dhe absolutisht e prodhuar në Itali që në duart kreative të O Bag, merr format më elegante dhe funksionale.



E reja e rradhës është O bag knit, një çantë e madhe pazari e cila ka efektin triko, një referencë ndaj trikove klasike të thurura të dimrit. Ky model përfshin modularitetin maksimal që mund të jetë e kompletuar me xhepa të brendshëm, skaje të leshta dhe rripa të gjatë ose të shkurtër.

British Countryside: Detaje elegante të ngrohta

E frymëzuar nga fushata angleze dhe ngjyrat elegante koleksioni British Countryside luan me tonalitetet natyrale të pyllit, nga kafja te mustarda me disa prekje të vjollcës. Detajet e lëkurës me efekt kokosi të japin një ndjesi joshëse dhe elegante, variantet e Princit të Uellsit në tonet e bezhës janë gjallëruar me vendosjen e luleve të vendosura në xhep dhe sup. Çantat ikonike O bag i kanë skajet të zbukuruara me pellush ose me copë të thurur.

Royal Ascot : Stof skocez

 

Kolegj, stof skocez dhe vajza të mbajtura. Janë fjalët kyçe të cilat përcaktojnë linjën Royal Ascot e frymëzuar nga stili Londinez me printime skoceze, dhe detaje që luajnë me ngjyrat blu, e gjelbër dhe bordo.

Një mix & match shumë i dëshiruar por edhe aktual, me detaje të vogla glamuri si kopsa të vogla, shirita të punuar me lëkurë ose pellush.  Të këndshëm dhe praktikë, zinxhirët e thurur në masën XI Extralight ndryshojnë formën e çantës falë  rripit që vendoset në sup.

Pink attitude: Zgjedhje pop

Bardhë e zi ose ngjyra pop. Nuk ka zgjedhje tjetër në koleksionin Pink Attitude, që ka protagoniste stampën pied-de-poule bardhë e zi, por në versionin makro pothuajse një ri-interpretim pop në një klasik të modës. Për atë që dëshiron të guxojë mund të zgjedhë ngjyrat e plota: blu elektrike, fuxia, bardhë e zi  për aksesorë njëngjyrësh në material pellushi aq i butë si retë dhe ekologjik për më tepër.

WARM VIBES: I dashuruar pas kafshëve përjetësisht

Nuk ekziston dimër pa një prekje të kafshëve! Printet e kafshëve janë sinonim i feminilitetit, forcës dhe vetëbesimit. Ndoshta prandaj kjo është kaq e dashur nga femrat dhe është tashmë një domosdoshmëri në çdo koleksion. Mjafton një aksesor për të tranformuar pamjen dhe të dukesh ‘ e egër’.

Janë perfekte atëherë çantat e supit të koleksionit Warm Vibes me printime kafshësh për atë që dëshiron një efekt vendimtar ose një pëlhurë me njolla tone-sur-tone për ata të cilët dëshirojnë të jenë më diskretë. Efekti UAU sigurohet nga mbulesa e O bag në printime kafshësh për një ‘mbulim’ të vërtetë që do e transformojë çantën tuaj në një aksesorë komplet ndryshe.

MIDNIGHT IN PARIS: Aksesorë elegantë

Ngjyra të ngrohta me një prekje metalike dhe të artë. Kafe, bronx dhe shampanjë për aksesorët që mund të kominohen lehtësisht me çdo ‘look’, me një prekje metropolitane njësoj si modeli O bag urban.

CHRISTMAS CAPSULE: Detaje xhevahiresh

Kristalet Maxi ndriçojnë në çantat e shpinës të koleksionit të Krishtlindjeve, një kapsulë e disenjuar për magjinë e festave, mini aksesorë perfektë për veshjet e sofistikuara ose sendet dhuratë elegante dhe të çmuara. Xhepat O pocket dhe O pocket micro janë në pëlhurë ose kadife dhe detaje kristalesh ose shkëlqimi.

O BAG FOR DISNEY: Një koleksion për të festuar Micki Mouse

Më 18 Nëntor të 1928-ës Mickey Mouse bëri paraqitjen e tij të parë në filmin e shkurtër të animuar legjendar “ Steamboat Willie” të drejtuar nga Walt Disney dhe Ub Iwerks. 2018 shënon përvjetorin e 90-të të miushit më të famshëm në botë dhe O bag e feston me një kapsulë të re O Bag Disney argëtuese dhe shumëngjyrëshe.

Forma e ikonikes O bag dhe versionit më të vogël O bag mini risjellin formën e pagabueshme të Mickey Mouse të ilustruar në mënyrë perfekte në materialin XI Extralight. Në këtë mënyrë mund të shohim edhe xhepat e brendshëm në tekstura me lule romantike dhe femërore, të këmbyeshme në çdo variant.

www.obag.it

@obagofficial IG

@obag FB

 

Previous ArticleNext Article