Pas ndarjes nga bashkëshorti Cardi B poston foton e parë të vajzës Kulture! 0 248

Pas lajmit shokues se Cardi B dhe bashkëshorti I saj Offset u ndanë nga njëri-tjetri, reperja po bën të qartë se kush janë prioritet e saj. Një ditë pas lajmit të ndarjes nga bashkëshorti me të cilin kishte një vit martesë ajo postoi foton e parë të vajzës së saj 5 muajshe Kulture Kiari në instagramin e saj dhe poshtë fotos shkruante “Zemra ime.”



Ky postim mori 5 milion pëlqime vetëm 3 orët e para dhe tashmë numëron mbi shtatë million. Mesa duket edhe fansat e Cardi B janë dashuruar me portretin ëngjëllor të vajzës së saj të vogël.

Cardi B dhe Offset u martuan sëbashku një vit e gjysmë pasi filluan të shoqëroheshin bashkë në një ceremoni private në 2017-ën. Në prill të këtij viti Cardi B zbuloi shtatzaninë e saj përmes një performance live në Saturday Night Live veshur me një fustan të ngushtë dandelle, ndërsa në Qershor ajo dhe tashmë ish bashkëshorti I saj sollën në jetë vajzën e tyre Kulture e cila është fëmija I parë për Cardi B dhe fëmija I pestë për Offset.

Burimi/Marie Claire

Previous ArticleNext Article