Thirrje për fashionistat: mbërriti stili faraonik, fjala e fundit e modës!!! 0 164

Një sfilatë Chanel Métiers d’art është gjithmonë një triumf i dijes dhe mjeshtërisë artizanale, por këtë herë, e kishte kapërcyer veten: koleksioni i fundit ka risjellë në një mënyrë shumë moderne në kohën tonë shkëlqimin e Egjipit të lashtë. Këtëradhë, theksi vihet tek siluetat e pastra, të thjeshta dhe esenciale, të përbëra nga “rrjeta“ gjeometrike që sjellin ndërmend periudhën e artë egjiptjane, me një shkëlqim të florinjtë që gjendet deri edhe tek këpucët, pa frikën për tu përdorur lirshëm. Funde të lehtë dhe xhaketa të gjata, kontraste ngjyrash, rrëzëllitje dhe feminilitet, këtë propozon ky koleksion përrallor që duket sikur të katapulton në një tjetër botë!



Previous ArticleNext Article