
Princi Harry dhe Meghan Markle njihen si duka dhe dukesha i Sussex, por për personat që merren me sigurinë e tyre, ata kanë emër tjetër. Këta të fundit i referohen si David Stevens dhe Davina Scott.
Shumë e cuditëshme apo jo? Epo një të përbashkët e kanë, janë inicialet mbretërore: “DS”. Dhe kjo nuk vlen vetëm për këtë cift; i njëjti rregull aplikohet edhe për William dhe Kate. Aata janë “ Danny Collins dhe Daphne Clark“, domethënë „DC”. Përse një masë e tillë? Sipas shtypit britanik, nëse dikush arrin të shtjerë në dorë një telefon që i përket ndonjë pjesetari të familjes mbretërore, ai nuk do të gjeje dot emrin: Harry apo Meghan.
Është me rrezik, prandaj atyre u jepet një kod, i cili me sa duket, ndërron rregullisht për arsye që janë mëse të qarta.
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)