Djali i Jul Dedës feston ditëlindjen, urimi prekës i aktorit: “U rrite kampion” 0 273

7 dhjetori është një ditë e veçantë për familjen e aktorit të humorit Julian Deda. 10 vite më parë aktori dhe bashkëshortja e tij Armanda u bënë prindër për herë të dytë të një djali që e quajtën Mateo.



Më këtë rast, Juli ka zgjedhur që të birit ose kampionit siç i thërret ai t’i kushtojë disa rreshta urimi, nga ato që të emocionojnë vërtetë!

 

View this post on Instagram

 

Sot eshte dita jote kampion. Ti Mateo nuk e mban mend se çfare ndodhi 10 vjet me perpara, s’ka gje, e mbajme mend une dhe sidomos mami. Na u be nje dhurate hyjnore. Erdhe ti. Jo vetem kaq por ne dime me detaje çdo gje qe ke bere deri sot, jo sepse kemi memorje te mire por sepse ti je protagonisti qe na pushtove mendjen dhe zemrat duke mos lene kala pa na e marre nga brenda. Na mbushe familjen. Na zbukurove jeten. U rrite kampion. E kuptoj çdo dite, nga menyra si flet, si e percepton jeten dhe si reagon, e kuptova sidomos sot, kur te degjova duke bertitur neper shtepi, “O baaaaa, ku eshte xheli i flokeveee”. 😀 U befsh 100 vjeç shoku im me i mire. Te kam jete e frymezim. Te dua pafund.

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on

Julian Deda dhe bashkëshortja e tij janë të martuar prej më shumë se 10 vitesh dhe përveç Mateos kanë edhe një vajzë më të madhe 12 vjeç të quajtur Reina

Previous ArticleNext Article