Gazetarja shqiptare ndërron jetë, mikja përlot me fjalët e ndjera: “Me ikjen tende, humba nje pjese te shpirtit” 0 2243

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta pas luftës me një sëmundje të rëndë gazetarja shqiptare që mbulonte lajmet e kronikës, Sonila Mesareja. Lajmin e trishtë e ka dhënë për publikun Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ndërsa prekëse ka qenë shkrimi që kolegia e saj gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Kjo e fundit ka kujtuar kohët e kaluara me miken e ndjerë duke shkruar:



“Mikja ime Sonila

Luftove per jeten prej muajsh me aq vitalitet dhe force. Por vdekja tu qep kemba kembes, te donte ty. Fitoi , te rrembeu. Te shihja tek shuheshe , por asgje skisha ne dore. E shikon – te thashe – po behesh me mire . Je me mire se dje , je me mire se pardje. Mendoja se nga fjala ime do merrje energji, do coheshe ne kembe do vazhdoje perpara , aty ku e le, ate dite kur u diagnostikove me tumor. Te thosha ” sa mire qe je sot” por genjeja veten , jo ty. Sepse as qe doja ta pranoja se ti po ikje . Nuk dua ta pranoj qe ike

Ku shkoi gjithe ajo energji pozitive qe percillje, gjithe ajo force ? Mikja ime e rralle si te te them lamtumire , nuk kam fuqi. Prej kohesh ma kishe lene bosh vendin ku ne te dyja pinim kafe ne gjykate, perpara se secila nga ne te dyja te fillonte punen. Prej kohesh ma kishe lene bosh vendin per kafen e mbasditeë, kur mbyllnim diten dhe rrefenim ckishim.humbur e ckishim fituar. Vendi i takimeve tona u bene spitalet . Edhe aty me e forte ishe ti, se sa une qe sa here largohesha shpertheja në lote. Nuk doje qe te te shikonin ndryshe koleget, ndaj edhe qe diten e pare qe u njoftove per semundjen u shkepute menjehere nga gazetaria, te cilen e doje me shpirt. Sa histori te tuat kam lexuar ne gazete edhe pse para se ti botoje, mi kishe treguar , me ate pasionin tend prej njeriu te mrekullueshem. Deshiroje gjithmone ti ndihmoje njerezit. Tu gjendeshe prane. E kishe ruajtur grimen e miresise me te cilen na krijon Zoti.

Sonila Mesareja me ikjen tende, humba nje pjese te shpirtit”

Sonila Mesareja për vite punoi si reportere e Kronikes në disa redaksi të shtypit të shkruar dhe në shumë projekte për një gazetari cilësore.

Previous ArticleNext Article