KreuBusull

Hapat që duhet të ndërrmerrni para se të kërkoni rritje rroge

Duke qenë se të gratë duhet të ndihen të fuqishme dhe me vetëbesim kur të kërkojnë një rritje rroge , Secret një brand I cili  ka qenë në mbështetje të grave dhe fuqisë së tyre që prej vitit 1956 na jepo disa këshilla se çfarë duhet të bëjmë kur duam të kërkojmë një rritje rroge.

Merrni më shumë përgjegjësi

Para se të kërkoni një rritje rroge, duhet ta meritoni prandaj filloni të merrni më shumë përgjegjësi në zyrë. Dilni vullnetarë për një project ose hidhini një sy pozicionit të punës që dëshironi dhe shikoni nëse mund të filloni të punoni me disa prej përgjegjësive.

Bashkohuni me të tjerët

Kur merrni pjesë nëpër mbledhje sidomos me njërëz më të rinj në profesion se ju sigurohuni që të jepni kontributin tuaj. Krijoni mundësi si për shembull duke dalë vullnetarë për ditë të caktuara punë në zyrë.

Mbani punën tuaj shënim

Ndërsa punoni mbani shënim punën tuaj si për shembull mbani një folder me emailed që ju mburrin për punën tuaj të mirë dhe arritjet tuaja më të mëdha pasi është shumë e rëndësishme të dini mirë sa vleni.

Bëni detyrat tuaja të shtëpisë

Kur të jeni gati që të nisni një bisedë me shefin tuaj  duhet të jeni në gjendje që t’I dini mirë gjërat tuaja. Eksploroni site të ndryshme për të ditur ekzaktësisht sa është paga mesatare për punën që ju bëni. Sigurohuni që rritja e rrogës që do të kërkoni të ketë sens për kompaninë ku punoni, për departamentin tuaj, pozicionin e punës që bëni dhe kohën që keni në punë.

Praktika të bën perfekt

Që praktika juaj të shkojë ashtu si duhet, praktikoni se çfarë do të thoni para se të takoheni me shefin tuaj. Praktikoni si do e nisni bisedën dhe praktikoni pyetjet e mundshme që shefi juaj mund t’ju pyesë. Është gjithashtu e nevojshme që të keni një plan B rezervë nëse fillimisht shefi juaj thotë jo. Mendoni për opsione kompensimi creative si ditët e pushimit. Nëse jeni të mirë pregatitur do të keni rezultate.

Burimi/Dailymail

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF