Jennifer Aniston thotë se “shkenca dhe një mrekulli” mund ta ndihmojnë atë të ketë fëmijë dhe insiston se martesat e saj ishin të suksesshme! 0 365

Aniston pranoi se u emocionua shumë për mukun e saj të mirë George Clooney i cili u bë baba në moshën 56 vjeçare. Jennifer 49, la të kuptohej se ajo nuk do të lejojë moshën e saj që të përcaktojë se kur sjo do të ketë një familje dhe lavdëroi shkencën që ka bërë të mundur që njerëzit të mund të kenë fëmijë në një moshë më të vonë në jetë në një intervistë që dha për ELLE.com.



Ndërsa pozon për revistën në shkretëtirë aktorja e cila është divorcuar dy herë tregon në fakt se të dyja martesat e saj kanë qenë të suksesshme. Kur u pyet për faktin e të paturit fëmijë ajo zbuloi se ky është një opsion I hapur. “Kush e di se çfarë ka rezervuar e ardhmja në lidhje me fëmijët apo me partnerët, si vjen fëmija apo nëse nuk vjen fare. Tashmë me shkencën dhe mrekullitë ne jemi në gjendje që në kohë të ndryshme të bëjmë shumë gjëra.”

Për martesat e saj ajo tha: “Martesat e mia kanë qenë shumë të suksesshme për mendimin tim. Kur ato prekën fundin ishte një zgjidhje që bëmë pasi zgjodhëm të ishim të lumtur dhe ndonjëherë lumturia nuk ekziston më në një marrëveshje. Ndryshe nga VIP-at e tjerë të Hollivudit Aniston ka zgjedhur që të qëndrojë larg rrjeteve sociale. “Gjëja e vetme që kam është mbajtja e kësaj pjese private që është vetëm e imja,” tha ajo.

Intervista e saj shoqërohet nga foto të mrekullueshme ku njëra prej tyre e tregon atë Topless. Një tjetër foto e bukurinë që po sfidon edhe moshën të mrekullueshme me një fustan me lëkurë gjarpri dhe këmbë të tonifikuara.

Previous ArticleNext Article