Jo vetëm Klaudia, tek kënga Magjike kërcen dhe Bora, ndërsa 4 ish bashkëprezantuese rrëfejnë c`i ka ndodhur në festival! 0 698

Nëse nata e parë e Këngës Magjike kishte surpriza, e dyta sjell akoma edhe më shumë të papritura. Te merkuren, nuk ishte e vështirë për Klaudia Pepën të bënte atë që bën më mirë: të dhuronte një spektakël të vërtetë me trupën e baletit “Amci” . Bora Zemani do të bëjë të njëjtën gjë, vetëm se me trupën e baletit të Albi Nakos, dhe duket se ka ndërmend edhe të këndojë!!



Organizatorët e festivalit janë maksimalisht të angazhuar ta mbajnë vëmendjen të ngëthyer me cdo kusht, dhe këtë po e tregojnë vazhdimisht. Ardit Gjebrea, moderator dhe producent erdhi me një gjetje mjaft të vecantë: një lidhje direkte nga shtëpia e Valbona Selimllarit, ku ishin mbledhur 4 ish bashkëprezantuese në vite: Valbona vetë sigurisht, Armina Mevlani, Olta Gixhari dhe Elia Zaharia.

Elia kujtoi sesi Arditi i kërkoi t`I hynte punës për prezantimin që ditën tjetër pas dasmës; Valbona emocionet e vitit 1999 kur ishte e para prezantuese femër e njëkohësisht përfaqësuesja  e parë e Shqiperisë në Miss Globe; Olta pesë minuta përpara fillimit të festivalit i kishte thënë Arditit se nuk dilte dot në skenë- nga emocionet i ishin mpirë deri edhe dhëmbët dhe e kishte kafshuar Gjebrean në krah; Armina kishte kulluar në lotë nga emocionet pas kuintave duke rrezikuar makiazhin!!!

Previous ArticleNext Article