KreuStil Jetese

Klaudia Pepa është përballur me Albin dhe Albën dhe ja çfarë ka ndodhur!

Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa ka qenë në qendër të vëmendjes pas rikthimit në Shqipëri pak ditë më parë për të prezantuar Këngën Magjike. Gjithë vëmendja e publikur ka qenë të ndonjë përballje e mundshme që mund të ndodhte mes Klaudias dhe ish-bashkëshortit të saj, koreografit Albi Nako.

Dhe mesa duket kjo përballje ka ndodhur!

Në një intervistë dhënë për emisionin “Thumb” Klaudia është pyetur nëse është shkëmbyer koridoreve me ish-bashkëshortin e saj Albi Nakon dhe a kanë folur me njëri tjetrin?

Balerina ka pranuar se ajo është shkëmbyer me Albin duke thënë: “Para disa ditësh ishte me trupën e baletit…me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi dhe Albi dhe Alba. U treguan shumë të mirë…dhe unë i putha i përqafova” është përgjigjur Klaudia ndonëse nuk dihet nëse kjo përgjigje është ironike apo e sinqertë.

Kujtojmë se pas ndarjes nga balerina Klaudia Pepa, Albi përflitet të jetë përfshirë në një histori dashurie me Alba Hoxhën, po balerinë e trupës së tij të baletit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF