Në mëngjes përcolli të atin në banesën e fundit; ndërsa në darkë konkurroi në “Kënga Magjike”! 0 1861

Mbrëmjen e së enjtes u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e “Kënga Magjike 2018”. Por për një prej artistëve që konkurronte në kategorinë e të rinjve, të performonte pikërisht mbrëme, me siguri ka qenë sfida më e vështirë e jetës e së tij. Paraditen e djeshme, Kreshnik Alikaj ka përcjellë për në banesën e fundit babain e tij, por për respekt të produksionit këngëtari i “Instagram” mori vendimin e vështirë të këndonte në Pallatin e Koncerteve, ndërkohë që shpirti me siguri i qante.



”Të përcjellësh babain në mëngjes dhe të vish të këndosh në Këngën Magjike në darkë, duhet të jetë një sakrificë e madhe”; tha Ardit Gjebrea, pasi Kreshniku përfundoi këngën“Instagrami”. Gjebrea falenderoi këngëtarin për respketin që tregoi ndaj spektaklit dhe publikut.

Sigurisht mbrëmë nuk bëhej fjalë për votim ndaj Aliaj, ndaj edhe juria nuk ndezi as butinin jeshil e as atë të kuqin, por i la të bardha në nder të shpirtit të babait Kreshnikut.

Previous ArticleNext Article