Si rrallë herë, Rudina Magjistari në publik me të shoqin 0 2250

Rudina Magjistari dhe bashkëshorti i saj Xhaviti janë tepër të rezervuar kur vjen puna te daljet publike. Çifti kanë qenë të ftuar në premierën e filmit dokumentar të futbollistit Lorik Cana titulluar “Lorik” ku siç shihet edhe nga fotoja duken mjaft elegant.



Prezantuesja e njohur e emisionit të pasdites në Tv Klan, ka zgjedhur të shfaqet e veshur thjesht me të zeza ndërsa ka zgjedhur ta thyej look-un e saj me çantën ngjyrë kanellë. Bashkëshorti i saj kishte zgjedhur një kostum të zi me këmishë të bardhë kombinuar me një palë atlete si për të treguar se ish-kampioni i kickboxit nuk mund të heqë dorë nga sportivja.Gjithsesi ajo q ëmund të themi është se edhe pse thjesht, çifti duket shumë bukur dhe elegantë.

Previous ArticleNext Article