KreuHoroskop

4 shenjat e horoskopit që do të kenë FAT në 2019-ën!

U lodhët nga viti 2018? Ndryshoi diçka në jetën tuaj këtë vit; në punë, shkollë, jetë private? Me siguri keni patur surpriza të bukura e të tjera më pak të bukura! Sipas parashikimeve në vitin që po vjen, yjet kanë rezervuar një super 2019-të për 4 prej shenjave zodiakale. Shenja ime është në këtë listë; ndaj mezi po pres të vijë viti i ri, ndërkohë mësoni nëse edhe shenja juaj është fatlume për 2019-ën? Paçi fat!

Demi: Gjërat duken se do të qetësohen shumë për ata që i përkasin shenjës së demit. 2019-ta ka rezervuar shumë fat për ty Dem. Fillimi i vitit do të fshijë të gjitha shqetësimet dhe problemet që ke akumuluar gjatë vitit 2018. Por nuk është gjithçka! 2019-ta do të jetë një vit qetësie dhe relaksi për Demët e gjithashtu nuk do të mungojnë edhe sukseset në karrierë dhe lajmet e mira nga ana financiare.

Akrepi: Të lindurit e kësaj shenje kanë shumë pasion dhe ambicje e pikërisht këto veti do ta ndihmojnë shumë Akrepin për vitin 2019. Yjet premtojnë gjëra të mëdha në karrierë dhe dashuri për shenjën e Akrepit. Suksesi profesional do të çojë në përmbushjen e një ëndrre të shumëpritur; ndërsa në dashuri do të vijnë ndryshime që do t’ju largojnë çdo fustrim. Për beqarët viti 2019 do t’ju sjellë dashurinë e madhe.

Luani: Luanëve ju është dashur të marrin vendime të rëndësishme gjatë vitit 2018, gjë që ka kërkuar një dozë të madhe vetëkontrolli. Viti 2019 do të sjelli frutet e këtyre vendimeve. Këtë vit do të mund të kujdeseni më në fund pëtr gjërat që I keni shtyrë për një kohë të gjatë. Është një hap që duhet ta merrni patjetër edhe nëse bëhet fjalë për një shtëpi të re, apo për ndryshime në karrierë.

Peshorja: 2019-ta ka rezervuar lajme shumë të mira për të lindurit e kësaj shenje sa i përket aspektit shëndetësor. Mund të hani sa të doni biskota ditët e festave pasi viti I ri do t’ju sjelli energji të mëdha për t’I djegur të gjitha kaloritë e marra. Do të jeni në një formë të shkëlqyer fizike për gjatë gjithë vitit 2019. Në aspektin e zemrës 2019-ta për beqarët mund të sjellë një dasmë, e pë rata që janë të martuar një bebe shumë të dëshiruar.

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF