Agim Krajka shpallet “Nderi i Kombit“, kompozitori i njohur nderohet në koncertin e karrierës! 0 108

Në koncertin Gala“ Të gjithë  e duan Agim Krajkën“, presidenti Ilir Meta i dha artistit të madh dekoratën “ Nderi I Kombit, ` e cila u dorëzua në skenën e ArTurbina nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.



U bë një vit që kremtohet me performanca të shumta 60 vjetori i Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve, e tashmë, ato u mbyllën me koncertin e kushtuar artistit të madh.

Pikërisht, në këtë Ansambël, Krajka ishte afruar fillimisht si fizarmoniçist përpara 54 vjetësh, për të shpalosur më pas aftësitë e tij të rralla krijuesi por edhe ato si dirigjent e si përpunuesi më i rëndësishëm në historinë e institucionit në fjalë. Një njeri sa I talentuar, aq edhe allegro, dhe një kënaqësi për të gjithë ata që e kishin pranë.

Krijimtaria  e tij është mjaft e gjerë, e përmban deri edhe kolona zanore të disa filmave ikonë të kinematografisë sonë si : “Cifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Nje shoqe nga fshati” etj. Ishte pra, mëse I merituar për këtë emër të madh titulli I dhënë në përfundimin e Grand Galasë, për kontributet e çmuara në fushën e kompozimit, ekzekutimit dhe përpunimit të muzikës së lehtë dhe populloresi si dhe për transmetimin e vlerave dhe kulturës sonë tek brezat e rinj.

Previous ArticleNext Article