Cmimet Oskar kanë mbetur pa prezantues! Përse u tërhoq Kevin Hart!! 0 332

Komediani Kevin Hart është tërhequr nga prezantimi I cmimevë Oskar 2019, dhe për momentin, nuk ka një emër zëvëndësues! Vetëm përpara pak ditësh ai kishte shkruar në Instagram se e konsideronte këtë moment “ shansin më të madh të jetës“ së vet, dhe ishte tepër i gëzuar për mundësinë që iu dha.



Por gezimi I tij, nuk zgjati shumë. Organizatorët janë detyruar t`I kërkojnë të tërhiqet, për shkak të disa mesazheve që kishte postuar në të kaluarën kundër komunitetit LGBT.

Vetë aktori u shpreh se ka zgjedhur të mos e marrë përsipër rolin e prezantuesit me qëllimin sic tha ai, që të mos e largojë vëmendjen nga një natë e tillë, e cila duhet të kremtojë aq shumë artistë të talentuar.

Previous ArticleNext Article