KreuCelebrity

Nuk u kualifikua për në fianale! Robert Aliaj: Më sfidoi mbretëria e tallavasë!

Artisti Robert Aliaj ishte konkurrent këtë edicion të Kënga Magjike me këngën “Ah ku më hodhi Zoti”. Në listën e 20 emrave finalistë që do të këndojnë sot në Pallatin e Koncerteve emri i Robert Aliaj mungon, që do të thotë se ai nuk u kualifikua. Në fakt Aliaj e mësoi mbrëmë lajmin që kënga e tij mbeti jashtë finales, ndërsa ishte i ftuar në Zonë e lirë. Roberti nuk e anashkaloi aspak këtë çështje, duke bërë një deklaratë të gjatë.


“Kjo këngë është mënyra më e bukur për të konfirmuar gjithë angazhimin tim. Ne jemi fajtorë për gjithë këtë situatë që ndodhemi sot. Kjo kënga ishte unike, me mesazh për kohën, nuk mund të injorohet. Nuk po deliroj. Ne kemi tre vite që punojmë për këtë këngë dhe vijmë e sfidohemi nga mbretëria e tallavasë. I bëj thirrje artsitëve të lexojnë pak, të bëhen të mençur sepse kjo muzikë tallava po bën një popull tallava. Gjithë kjo armatë xhihadistësh të tallavasë kanë kontribuar për të mposhtur këtë muzikë”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF