
Kënga Magjikë ka sjellë plot surpriza për publikun, dhe duket se arsenali i saj nuk është shteruar ende!! Mbrëmjen e sotme, në skenë do te jetë vetë Ardit Gjebrea, jo më thjesht si prezantues, por edhe si këngëtar. Ai do të interepretojë një këngë me muzikë të Flori Mumajesit, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë.
Krijimi titullohet “ Kur them ajo“, dhe është një dedikim për nënën e Arditit, e cila u nda nga jeta disa muaj më parë. “Kur një njeri i shtrenjtë largohet nga jeta jote, të ikën gjithcka, por a mund ta fshish emrin dhe të thuash ajo? Është e pamundur ,“ tha prezantuesi tek “ Thumb“. Nata finale e festivalit paska ndërkohë edhe një surprizë tjetër, performancën live të tenorit shqiptar me karrierë ndërkombëtare, Saimir Pirgu.
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)